Lajmet e fundit

“Pak para arritjes në Zvicër. Konfirmohet se trupi i Tianit eshte nxjerr nga uji. Familjes i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Falënderoj të gjithë ata vullnetarë që kontribuan.”, ka shkruar Tahiri.Ndryshe, që nga e dita e shtunë, kanë vazhduar kërkimet për Tian Rrahimin, 5-vjeçari me prejardhje shqiptare, që ishte zhdukur në lumin Reuss. Zhdukja e tij ka ndodhur pasi që ai dhe familjarët ishin përfshirë në një aksident teksa ndodheshin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, derisa pesëvjeçari është zhdukur që atëherë. Për kërkimin e tij ishin angazhuar autoritetet zvicerane, si dhe një numër i madh vullnetarësh. /Klankosova.tv https://klankosova.tv/ende-asnje-gjurme-vazhdojne-1kerkimet-per-5-vjecarin-kosovar-te-zhdukur-ne-nje-lume-ne-zvicer/