Një femër shtetase e Malit të Zi është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të komunës së Istogut.
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, me qëllim përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.