Trupi i tij është konstatuar në një përrua të thatë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në trupin e tij nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 65-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes./abcnews.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.