Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në kryeqytet.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv, tha se informatën për këtë rast e kanë pranuar rreth orës 16:00.
“Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”, tha ajo.
Policia duke bartur trupin e pajetë të 91-vjeçares. Fotografia: KosovaPress.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EI
SHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.