Një botim i rrallë i librit të fundit të Shekspirit është gjetur në një kolegj katolik skocez në Spanjë, ky vëllim llogaritet të datojë nga viti 1634, dhe mund të jetë vepra më e vjetër e Shekspirit në vend.
"Dy familjarët fisnikë", të shkruar nga Shekspiri me Jon Fletcher u gjet nga një studiues që hetonte punën e ekonomistit skocez Adam Smith, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Dr John Stone, nga Universiteti i Barcelonës, tha se ai e gjeti atë në mesin e librave të vjetër në bibliotekën e Real Colegio de Escoceses, i cili është në Salamanca.
Rektori i kolegjit skocez At Tom Kilbride, tha se janë krenar që një vepër kaq e rëndësishme ishte zbuluar në bibliotekën e tyre.
"Vepra thotë shumë për nivelin e arsimit që priftërinjtë praktikantë merrnin që nga themelimi i kolegjit në Madrid në vitin 1627,një arsim cilësor ku kultura e asaj periudhe luante një rol të rëndësishëm në atë kohë kishte një interesim të madh në Spanjë për kulturën angleze", tha ai.
Në shekullin e 17-të, seminari i letërsisë anglezë në Madrid ishte një burim i rëndësishëmkulturor për intelektualët spanjollë.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.