Në malet e Junikut është gjetur një minë anti-tank.
Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, mina anti-tank TMA-5 ishte vendosur nga forcat serbe në shtigjet e vjetra të furnizimit të UÇK-së.
E këtë mjet shpërthyes e kanë detonuar në mënyrë të sigurt deminerët e The HALO Trust.
Ekipet që u morën me deminimin e kësaj mine thanë se nga sot, kjo rrugë nuk do të jetë më rrezik pasi mina është shkatërruar nga operatorët e Kompanisë së Deminimit.
Ndiqni pamjet e shpërthimit të mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurt:
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.