Detaje të reja kanë filluar të dalin në lidhje me Lamar Odom dhe arsyen se pse ai u nxitua të martën në spital.
Burimet thonë se ylli 35 vjeçar ish-basketbollist kishte kokainë, kur ai u gjet pa ndjenja në një shtëpi në Las Vegas.
Ai gjithashtu kishte disa goditje tha një burim për revistën People.
"Lamar është ende duke luftuar për jetën. Kjo tani është një lojë e pritjes, 48 orët e para do të na tregojnë më shumë", shtoi burimi.
Ndërkohë një burim tha për revistën E!News se " Është gjetur drogë afër tij, dhe është duke u trajtuar si një "mbidozë". "Pra, duket se ka dëmtim të trurit, por ende nuk janë të sigurt. Pothuajse çdo lloj i drogës i është gjetur atij".
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.