Një gjarpër vdekjeprurës është gjetur brenda lavatriçes në shtëpinë e një familjeje në Australi.
Kapës i gjarpërinjve, Hudson Snake Catching, ka postuar një video në Facebook, ku tregon se si gjarpri i llojit Eastern Brown, është zbuluar brenda enës së lavatriçes. Ky lloj gjarpri është i dyti më helmues në botë.
Fatmirësisht, kapësi i gjarpërinjve ka mundur ta kapë zvarranikun pa shkaktuar asnjë dëm për njerëzit, kafshët apo rrobat e ndotura.
Gjarpri është larguar në mënyrë të sigurt nga shtëpia, duke shmangur një rrezik të mundshëm për banorët e zonës.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.