Lajmet e fundit

Koloneli i policisë së Maryland, Roland Butler ka thënë se gjashtë persona supozohet se kanë vdekur pas shembjes së urës në Baltimore.
Butler tha se sot policia i ka gjetur dy persona të vdekur në një kamion i cili ishte 25 metra nën ujë.
“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur sot dy viktima të cilët ishin bllokuar në një kamion brenda nën ujë. Ata u gjetën rreth një orë më parë. Emrat e tyre janë Alejandro Hernandez Fueetes nga Meksika dhe Dorilan Ronial Castillo Cabrera nga Guatamala”, tha ai në një konferencë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Butler bëri të ditur se personat e tjerë ët vdekur dyshohet se janë nga El Salvadori dhe Hondurasi, teksa tha se një nga dy viktimat e gjetura u identifikuar nga patentë shoferi i cili ishte në xhepin e viktimës ndërsa tjetri u identifikua nga shenjat e gishtërinjve.
Bëhet e ditur se në momentin kur anija u përplas në urë, mbi të ishin duke u kryer punime, ku punëotrët po mbushnin gropat e urës në kohën e incidentit.