Lajmet e fundit

ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.Megjithatë, sipas QKUK-së, i ndjeri në Emergjencë kishte arritur pa shenja jete. Klankosova.tv kishte arritur që ekskluzivisht të marrë informata se një person ka vdekur gjatë aterimit. Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar. Dje, edhe një jetë u shua si pasojë e një aksidenti rrugor. Gazmend Alidema është 50-vjeçari që humbi jetën të dielën mbrëma, pas një aksidenti të ndodhur më 2 maj të këtij viti. I ndjeri, humbi betejën pas më shumë se një muaji pas këtij aksidenti tragjik, ndërsa ngushëllime ka shprehur edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Një rast tjetër i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, humbi jetën teksa ishte duke punuar. Sipas raportimeve, i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, transmeton Klankosova.tv. Ngushëllime për ndarjen nga jeta të të riut kanë shprehur edhe miqtë e tij. “Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe, ki me na mungu ton jetën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Ndërkaq, mëngjesi i së hënës, ishte tragjik për një 46-vjeçar nga Kosova, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë në Rrugën e Kombit. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur teksa viktima pasi kishte zbritur nga autobusi, ka tentuar të kalojë në pjesën tjetër të rrugës, kur u godit nga automjeti, që gjithashtu dyshohet se drejtohej nga një shtetase kosovare. Viktima e këtij aksidenti dyshohet të jetë K.Aliu.