Një fluturim në Australi u vonua për dy orë pasi një gjarpër u gjet në bagazhin e aeroplanit.
Zvarraniku u gjet ndërsa pasagjerët po hipnin në avionin e fluturimit VA337 të Virgin Australia në Aeroportin e Melburnit me destinacion Brisbane.
Kapësi i gjarpërinjve, Mark Pelley, tha se kishte menduar që gjapëri mund të ishte helmues kur iu afrua.
Por doli të ishte një gjarpër i gjelbër peme i padëmshëm rreth 60 centimetra.
"Vetëm pasi e kapa gjarprin, e kuptova se nuk ishte helmues. Deri në atë pikë, më dukej shumë i rrezikshëm", tha Pelley.
Ai tha se kur hyri në pjesën e bagazheve, gjarpri ishte gjysmë i fshehur pas një paneli dhe kishte frikë se mund të ikte më thellë në aeroplan.
"Pata një shans ta kapja, dhe nëse do të ikte pranë meje, do të kishte hyrë në panele, dhe atëherë kjo do të kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë për t'u kapur", tha ai për Sky News.
"Gjarpërinjtë lëvizin shumë shpejt, janë të hollë dhe të shkathët", shtoi ai.
Pelley tha se i kishte thënë një inxhinieri avioni dhe stafit të linjës ajrore se do të duhej të evakuonin avionin nëse gjarpri zhdukej brenda aeroplanit.
Pelley tha se meqenëse gjarpri është vendas në rajonin e Brisbane-it, ai dyshon se ai hyri në bord brenda bagazhit të një pasagjeri dhe iku, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.