Në skenën madhështore të teatrit antik të Butrintit, nesër do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “Gjaku i shprishur i Arbrit”, me regji dhe produksion të regjisorit të mirënjohur, Vranin Gecaj.
Ky dokumentar është bashkëpunim mes Arbëreshëve të Kalabrisë, Bashkisë së Sarandës dhe Parkut të Butrintit.
Filmi hedh dritë mbi historinë, zakonet, traditat dhe gjuhën e arbëreshëve të Italisë, të cilët kanë arritur t’i ruajnë këto për më shumë se 600 vjet.
Gecaj sjellë një dokumentar që ndriçon historinë dhe të sotmen në Horën e Arbëreshëve të Kalabrisë, si një simbol qëndrese për ruajtjen dhe përcjelljen në brezat e sotëm të identitetit të gjuhës, flamurit, pasurisë folklorike dhe tërë trashëgiminë autentike shqiptare./Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.