Një 13-vjeçare ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen "Dardania" në Gjakovë.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga policia.
I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit.
"I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje", u tha nga ky institucion.
Rasti është iniciuar si "Sulm seksual".
Raportohet se rasti ka ndodhur pasi që viktima ishte takuar me të dyshuarin.
Sipas dëshmisë së të miturës, 22-vjeçari kishte tentuar ta prekte në vendet intime, derisa ishin në veturë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.