Gjakova dhe Cena garojnë sot në Kampionatin Evropian në xhudo
Akil Gjakova dhe Dardan Cena, do të garojnë sot në një nga kampionatet më prestigjioze evropiane të xhudos për seniorë, që po mbahet në Podgoricë.
Federata e Xhudos e Kosovës thotë se përvoja e Akilit dhe talenti premtues i Dardanit po bëjnë që të shkëlqejnë gjithnjë e më shumë
“Sot jemi krenarë t’i shohim në arenën evropiane”, tha FXhK.
Të mërkurën, Distria Krasniqi shkëlqeu në Kampionatin Evropian për Seniorë 2025 në Podgoricë duke sjellë Medaljen e Artë për Kosovën.
Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti Milica Nikoliqin nga Serbia. Në çerekfinale, ajo mposhti me Ippon Naomi Van Krevel nga Holanda. Më pas, në gjysmëfinale, Distria shpërtheu me një Ippon tjetër duke mposhtur Ariane Toro Soler nga Spanja.
Në finale, Disi mposhti kampionen botërore e vitit 2024, Odette Giuffrida nga Italia.
Ndërkaq, ndeshjet e sotme të Gjakovës dhe Cenës mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në linkun më poshtë.
KËTU●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.