Francezi Olivier Giroud është rikthyer në futbollin evropian, pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht te skuadra Los Angeles.
Gazetari sportiv, Fabrizio Romano, ka njoftuar se skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, ka arritur marrëveshje me Giroud, transmeton Klankosova.tv.
Giroud rikthehet në Evropë pas një sezoni në ShBA, teksa bëhet e ditur se ka pranuar një kontratë njëvjeçare.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.