Lajmet e fundit

Sulmuesi argjentinas, Giovani Simeone, ka arritur marrëveshje personale me Torinon dhe ka zhvilluar tashmë biseda me trajnerin Marco Baroni.
Baroni e ka bindur Simeone për projektin, megjithëse fillimisht lojtari kishte dëshirë të largohej nga Italia, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Bisedimet mes Torinos dhe Napolit janë në zhvillim për të finalizuar transferimin.
Bashkë me Amir Rrahmanin, Simeone ka fituar dy herë Scudetto-n me Napolin.