Morgan Gibbs-White ka reaguar publikisht pasi pësoi një lëndim të rëndë në përplasjen me portierin Robert Sanchez gjatë ndeshjes kundër Chelsea, një incident që ka marrë vëmendje të madhe në mediat britanike.
Sipas raportimeve në Angli, mesfushori i Nottingham Forest u detyrua të largohej nga fusha pas një dueli të fortë në zonë, duke marrë plagë të thellë në ballë që shkon deri te hunda, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndeshjes, Gibbs-White ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë moment të vështirë:
“Faleminderit për çdo mesazh dhe mbështetje. Do të kthehem më i fortë”, ishte mesazhi i tij i shkurtër, por domethënës.
Ende nuk ka një konfirmim përfundimtar mbi shkallën e dëmtimit, por në Angli raportohet se lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara për të përcaktuar kohën e rikuperimit./ Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.