NBA rikthehet në aksion edhe për këtë javë në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion.
Indiana e nis si mysafire kundër rivalëve të Milwaukee Bucks.
02:00 INDIANA – MILWAUKEE ART SPORT 1
Ndeshja e parë e kësaj jave, që do të transmetohet në platformën Artmotion, është ajo në mes Indianës dhe Milwaukeet.
Ky duel luhet të martën me fillim nga ora 02:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Indiana tani për tani është jashtë pozitave që dërgojnë në fazën e playoff-it, teksa aktualisht mban vendin e nëntë në konferencën lindore me 19 fitore dhe 22 humbje.
Nga ana tjetër, Bucks po lufton për kreun e renditjes dhe tani ka pozitën e tretë në renditje me 27 fitore dhe 14 disfata.
Në ndeshjet direkte, Indiana ka 91 fitore kundrejt 105 sukseseve të Milwaukeet.
Indiana, 5-shja e mundshme startuese:
Holiday, Brogdon, Sabonis, Warren, Turner
Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:
Antetokounmp, Holiday, Lopez, Middleton, Tucker
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.