Basketbollisti grek që luan te Milwaukee Bucks, Giannis Antetekounmpo, është shpallur lojtari më i vlefshëm i NBA-së për sezonin 2018-2019.
24 vjeçari mposhti dy kundërshtarë të fortë, Paul George të Oklahoma City Thunder si dhe MVP-në e vitit të kaluar, James Harden.
Ai sivjet udhëhoqi Bucks drejt vendit të parë në stinorin e rregullt të ligës amerikane, ndërsa vet pati statistika impresive me mesatare prej 27.7 pikësh, 12.5 kërcimesh dhe 5.9 asistimesh për ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=RxvA3ZEsrU8
https://www.youtube.com/watch?v=2T3Gvv1KRs8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.