Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka akuzuar disa portale se po i tjetërsojnë deklaratat e saj duke e dhënë përshtypjen e gabuar të asaj që e ka thënë, dhe i ka quajtur fabrikime që nuk iu bëjnë nder as publikuesve të tyre, e as lexuesve.
"Të nderuar miq, që nga marrja e detyrës si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, portale të caktuara mediale fjalët e mia jo rrallë i kanë paraqitur në formë aq të tjetërsuar, sa krijohet përshtypja të jetë thënë pikërisht e kundërta e asaj që është thënë në të vërtetë", shkruan Gërvalla në Facebook.
"Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot dhe një qasje e tillë është për keqardhje. Kritika është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Fabrikimi i lajmeve të rreme dhe mashtrimi i opinionit nuk është në rregull dhe nuk i bën nder as atyre që i publikojnë, dhe as atyre që më pas mezi presin t’i komentojnë mashtrimet e tilla".
Sipas Gërvallës, gjëra të tilla mund të shmangen nëse lexuesit kërkojnë burimin e saktë dhe e lexojnë përmbajtjen e plotë të tekstit të saj.
"Gabime të tilla mund të evitohen shumë lehtë duke komentuar vetëm atëherë, kur dihet burimi dhe përmbajtja e tekstit të plotë".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.