Në programin e ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike” në Institutin Albanologjik në Prishtinë, sot mysafire do të jetë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 (Autoriteti i Dosjeve-Tiranë).
Titulli i ligjëratës do të jetë “Rëndësia e hapjes së dosjeve për drejtësi tranzicionale, historiografi dhe edukim qytetar”.
Sula do të flasë për një segment mjaft të veçantë dhe tejet të rëndësishëm për historiografinë, dijen për dhe rreth shqiptarëve, drejtësinë dhe edukimin e mirëfilltë lidhur me rëndësinë e dosjeve.
Ky aktivitet do të mbahet nga ora 11:00./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.