Lajmet e fundit

UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor në ballafaqiminin evropian ndërmjet Başakşehir dhe Petrocub Hîncești, në kuadër të UEFA Conference League.
Ai do të asistohet edhe nga kolegë tjerë të futbollit të Kosovës.
“Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin "Başaksehir Fatih Terim" në Stamboll, Nuzën do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Eridon Podvorica”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.