Lajmet e fundit

“Nuk reduktohet marrëdhënia me një aleancë në një projekt të caktuar. Sepse pushteti aktual, Vetëvendosja, marrëdhënien me aleatët e përfytyron në terma të tjerë. Domethënë, i ka në terma të sigurisë dhe, sipas saj, aty qëndron një marrëdhënie stabile. Domethënë, është optimumi i marrëdhënieve, sepse ka shkëmbim ose blerje të armëve, investime në çështje të sigurisë që e pandehin, këtë qeveri dhe marrëdhënien e saj si solide me një aleat që është kryesori, Shtetet e Bashkuara.Megjithatë, Balaj paralajmëroi se bazuar në kursin që po ndjek administrata aktuale amerikane, mund të ketë zhvillime që do t’i sfidojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.
“Mbështetur në kursin që e ndjek administrata aktuale amerikane, një epilog është problematik për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Domethënë, kursin që e ndjek administrata aktuale. Po mendoj që kjo qeveri, po them, nuk e redukton marrëdhënien me dikë në një çështje të caktuar, siç është gazi”, tha ai./Klankosova.tv