Lajmet e fundit

Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli, ka folur për tubimin elektoral që pritet ta mbajë sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbështetje të kandidatëve për Preshevë dhe Bujanoc, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi.
Behluli në “Kosova Today” në Klan Kosova tha se në Preshevë dhe Bujanoc kishte mendime pro dhe kundër ftesës së Kurtit për takim elektoral, por sipas saj, tanimë janë ndarë gjërat.
“Në Preshevë dhe Bujanoc kishte mendime pro dhe kundër ftesës së Kurti për takimin elektoral, por tanimë gjërat janë të ndara dhe mendoj se jemi në momentumin kur nuk duhet të kemi këto ndasi sepse shlyerja nga regjistri civil, shpërnguljet nga Medvegja, fshatrat e Bujanocit dhe malësia e Preshevës, diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë është shqetësim alarmant dhe dy qeveritë shqiptare do të luajnë një rol unifikues”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Takimi i Kurtit në mbështetje të Sinanit dhe Mustafit pritet të mbahet sot në Prishtinë nga ora 18:00.