Lajmet e fundit

Gazetari Ardian Gaxheri ka kritikuar strukturën e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një “union artificial” që nga krijimi i tij.
“BE-ja nuk ka funksionuar kurrë si një union i mirëfilltë, siç janë, për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA, kemi 50 shtete me të njëjtën gjuhë, kulturë dhe interesa të përbashkëta".
Ndërsa në Evropë, secili shtet ka interesat e veta personale, të cilat shpesh bien ndesh me ato të unionit, ashtu siç e pamë me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja”, tha Gaxheri, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova.
Sipas tij, kjo përçarje mes interesave kombëtare e bën të vështirë funksionimin e Bashkimit Evropian si një entitet i unifikuar.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: