Mesfushori i Barcelonës, Gavi, e ka lavdëruar trajnerin e tij, Hansi Flickun, duke thënë se ai gjithmonë i ka besuar pas dëmtimit.
Gavi tha se Flicku kujdeset për të dhe gjithmonë do të dijë nëse është mirë.
“Kjo është ajo që e vlerësoj: që ai është i lumtur për mua. Ai do të jetë ai që vendos për rolin tim, por unë jam shumë i lumtur me të”.
“Shpresoj që të qëndrojë për shumë vite, sepse ai përmirëson lojën e ekipit. Të gjithë kemi besim tek ai”, tha Gavi, shkruan gazetari sportive Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai foli edhe për sezonin e kaluar në La Liga, duke e quajtur atë si të mrekullueshëm, teksa e thumboi edhe rivalin e tyre, Real Madridin, duke ua rikujtuar se nuk fituan gjë.
““Në fund të fundit, ishim të mrekullueshëm sezonin e kaluar dhe Real Madridi nuk fitoi asnjë gjë”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.