Ka shumë pritshmëri dhe kureshtje për të parë Italinë e re të përgatitur nga Rino Gattuso.
Trajneri i ri i “Azzurrëve” do të jetë i angazhuar më 5 dhe 8 shtator me dy ndeshje delikate të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
E para do të luhet në shtëpi kundër Estonisë, ndërsa e dyta në udhëtim kundër Izraelit. Risitë e këtij grumbullimi janë ftesat për sulmuesin e ri të Interit, Pio Esposito si dhe mbrojtësin që sapo kaloi te Liverpooli, Giovanni Leoni.
Ndërkohë, është publikuar lista e parë e përzgjedhur nga Gattuso për Italinë e tij.
Më poshtë të ftuarit:
Portierët: Carnesecchi, Donnarumma, Meret, Vicario
Mbrojtësit: Bastoni, Bellanova, Calafiori, Cambiaso, Di Lorenzo, Dimarco, Gatti, Leoni, Mancini
Mesfushorët: Barella, Fabbian, Frattesi, Locatelli, Rovella, Tonali
Sulmuesit: Pio Esposito, Kean, Maldini, Orsolini, Politano, Raspadori, Retegui, Scamacca, Zaccagni
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.