Gatopardët e shpejtë dhe dinak janë duke ecur me shpejtësi drejt zhdukjes, transmeton Klan Kosova.
Sipas studimeve të fundit të dhënat kanë treguar që tani ekzistojnë vetëm 7,100 gatopardë në natyrën e egër.
Gjitarët më të shpejtë janë në rrezik ngaqë qëndrojnë larg zonave të sigurta si dhe konflikti i tyre me njerëzit është në rritje.
Autorët e këtij studimi kanë kërkuar që këto kafshë të rikategorizohen urgjentisht nga specie të ndjeshme në të rrezikuara.
Më shumë se gjysma e popullatës së getopardëve jetojnë në gjashtë vende në Afrikën Jugore.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.