Spanjolli Marc Gasol ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij prej basketbollisti në Memphis.
Kjo besnikëri ndaj klubit me të cilin ai ka thënë se ka lidhje të shumta emotive, i është shpërblyer mirë.
Në pesë vjetët e ardshme, sa do të qëndrojë me Grizzlies, Gasol do të marrë më tepër se 110 milionë dollarë.
Kjo do të thotë se ai, për një vit, arkëton të paktën 22 milionë, pa përfshirë të ardhurat tjera, që mund të jenë të shumta, shkruan NBA, transmeton Klan Kosova.
Gasol aktualisht është njëri nga qendrat më të mira në NBA. Sezonin që përfundoi para pak jave, ai e mbylli me një mesatare prej 17.4 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 3.8 asisteve për lojë.
30 vjeçari që ka regjistruar dy paraqitje all star, dhe i cili është anëtar i ekipit all NBA, ka 7 vjet që luan me Memphis.
Ai është vëlla i Paul Gasol, ish-yllit të Los Angeles Lakers, që tashti luan për Chicago Bulls.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.