Lajmet e fundit

Aktorja Jennifer Garner, është fotogruafuar në sheshin e xhirimit të filmit të saj më të ri, Miracles From Heaven në Atlanta.
Kjo është hera e parë ku aktorja është paraqitur në publik, që prej kohës kur Ben Affleck dhe ish dadoja e fëmijëve të tyre, janë fotografuar së bashku.
Fjalët e para janë që shkaku i ndarjes së aktorëve, është pikërisht lidhja e Ben me ish dadon, transmeton Klan Kosova.
Fotoja ku shihet dadoja Christine Ouzounian, dhe Affleck me një shampanjë në dorë, ka ngritur menjëherë dyshimet që këta të dy janë në një lidhje.
Është raportuar gjithashtu që Ouzounian, është duke qëndruar në një prej hoteleve më të shtrenjta të Hollyëoodit, e që është pikërisht Ben ai që po paguan faturën.