Prioriteti i Alejandro Garnachos është që të qëndrojë në Premier Ligë.
Ky mbetet synimi i argjentinasit i cili pritet të largohet këtë verë nga Manchester Unitedi, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Pavarësisht interesimit të Bayer Leverkusenit, ish-kampionët e Gjermanisë duket se do ta kenë të vështirë ta bindin sulmuesin.
Ky i fundit vlerësohet shumë nga ish-trajneri i tij te Djajtë e Kuq, tash në krye të Leverkusenit, Erik ten Hag.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.