Lajmet e fundit

Alejandro Garnacho ka arritur marrëveshje të plotë për kushtet personale me Chelsean, dhe tashmë ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u bashkuar me klubin londinez.
Siç ishte raportuar që në korrik, ylli i ri i Manchester United dëshiron vetëm Chelsean dhe ka rënë dakord për çdo detaj të kontratës së tij personale, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Hapi i radhës është që Chelsea të nisë bisedimet direkte me Manchester Unitedin për të arritur marrëveshje për shumën e transferimit.
Chelsea është gjithashtu në ndjekje të Xavi Simons, me të dy lojtarët që janë pjesë e planeve të mëdha të klubit për të ardhmen.