Pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës e nisi festën mbrëmjen e 9 nëntorit.
Rezultatet e Exit Poll-eve, që të gjitha e shpallën fitues Përparim Ramën edhe për një mandat, bënë që atmosferën festive së pari ta fillojnë në selinë qendrore.
Kur shumica e vendvotimeve u procesuan dhe kandidati i tyre në vazhdimësi kishte epërsinë ndaj kundërkandidatit të tij nga VV, Hajrulla Çeko, ftuan simpatizantët e qytetarët për ta shënuar këtë fitore.
Ky i fundit nuk u pa në ndonjë konferencë për media gjatë mbrëmjës të së dielës, veçse përmes një shkrimi në profilin e tij Facebook, e uroi kryetarin aktual për fitoren.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, që as kësaj radhe nuk arriti ta rikthejë kryeqytetin, nuk e komentoi specifikisht këtë rezultat, por u shfaq i lumtur që tanimë VV qeveris me shtatë komuna, aq sa ka edhe LDK-ja.
“Kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme meqenëse në të gjitha këto raste të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes. Pra, Vetëvendosja është përballur me të përbashkëtën e tyre e cila është një situatë e paprecedentë", u shpreh ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=cCe6G6VZw68
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.