Përveç luftës dramatike për titullin kampion dhe mbijetesën, Albi Mall Superliga po dhuron edhe një garë të jashtëzakonshme edhe në rrafshin individual.
Pas javës së 29-të, gara për golashënuesin më të mirë të sezonit 2025/26 është më e hapur se kurrë, me katër futbollistë që kryesojnë listën me shifra të barabarta.
Renditja aktuale tregon një rivalitet të rrallë, ku katër sulmues kanë arritur kuotën e 13 golave.
Mario Ilievski i Prishtinës dhe Valentin Serebe i Ballkanit vazhdojnë formën e lartë, të ndjekur nga Senad Jarovic i Gjilanit dhe Kreshnik Uka i Drenicës, i cili po kalon një sezon mbresëlënës.
Ballkani dominon me efikasitet Ajo që bie në sy është dominimi i FC Ballkanit.
Skuadra nga Suhareka ka tre lojtarë në top 10-shen e parë (Serebe, Kryeziu dhe Tolaj), duke konfirmuar sulmin më të rrezikshëm në ligë.
Almir Kryeziu ndodhet vetëm një hap pas liderëve me 12 gola të shënuar.
Kjo është lista e 10 golashënuesve më të mirë:
M. Ilievski (Prishtina) – 13 gola
S. Jarovic (Gjilani) – 13 gola
V. Serebe (Ballkani) – 13 gola
K. Uka (Drenica) – 13 gola
A. Kryeziu (Ballkani) – 12 gola
M. Hyseni (Llapi) – 10 gola
E. Brruti (Malisheva) – 9 gola
B. Tolaj (Ballkani) – 8 gola
A. Aliu (Malisheva) – 7 gola
J. Berisha (Ferizaj) – 7 gola
Me vetëm pak xhiro deri në fund të kampionatit, mbetet të shihet se cili nga këta sulmues do të ketë saktësinë e duhur për të fituar epitetin e golashënuesit më të mirë në Kosovë. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.