Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianeve", në kuadër të festivalit po organizon ngjarjen që promovon identitetin dhe kulturën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, rolin e grave në shoqëri dhe ofrimin e mundësive të barabarta.
VoRAE ju fton të merrni pjesë në garën për pikturën dhe fotografinë më të mirë.
30 prej të tyre do të ekspozohen në Galerinë e Arteve në Prishtinë.
Për të qenë pjesëmarrës ju duhet:
- Të postoni fotografinë tuaj në faqen tuaj personale në Facebook, duke përdorur hashtagun #Letëfestojmëngjajshmëritëtona dhe
- Të bëni TAG faqen e “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo”
A. TEMA DHE QËLLIMI:
Ftesë për pjesëmarrje në konkurs të pikturës/fotografisë me temën:
“Le të festojmë ngjajshmëritë tona!"
B. AFATI I APLIKIMIT
Data e fundit e aplikimit është 5 Nëntor 2020, deri në ora 17:00.
C. CEREMONIA E SHPËRNDARJES SË ÇMIMEVE
a. Çmimet fituese, punimet e të cilëve do të vlerësohen si të denjëta do të ekspozohen në Galerinë e Arteve në Prishtinë.
b. Kandidatët me fotografitë më të mira do të kenë mundësi pjesëmarrjeje në trajnim për FOTOGRAFI!
https://www.facebook.com/vorae/posts/3336988326336555
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.