Pas Grand Prix të Katarit dhe Dohas që u fituan nga Vinales dhe Quatararo, Moto GP tashmë vjen edhe me garën e madhe të Portugalisë e cila pritet që po ashtu të jetë interesante dhe tejet atraktive.
Kjo garë vjen të dielen duke nisur me fillim nga ora 12:20 kur starton Moto 3 e deri në 16:30 kur përfundon gara kryesore në Moto GP.
Fituesi i garës së fundit, Quatararo e nis përsëri nga pole-position teksa pas vetes do ketë Rins, Zarco, Miller dhe Morbidellin për çmimin e madh të Portugalisë.
Deri më tani garuesist e Yamahas kanë arritur të rrëmbejnë dy pozita të para, andaj mbetet të shihet se a do vazhdojnë sukseset edhe më tutje apo këtë herë do të sfidohen më shumë dhe më ashpër nga Suzuki e Ducati.
Përveç garave të superyjeve të Moto Gp, poashtu në skenë do të dalin edhe talentët e rinjë të Moto 2 dhe Moto 3.
Orari i plotë i garave:
12:20 MOTO GP: GP Portugalia GARA – MOTO 3 ART SPORT 3
14:00 MOTO GP: GP PORTUGALIA GARA – MOTO 2 ART SPORT 3
15:30 MOTO GP: GP PORTUGALIA GARA – MOTO GP ART SPORT 3
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.