Seriali ‘Game of Thrones’ është rikthyer fuqishëm në ceremoninë e Emmy Awards të mbajtur mbrëmë në Teatrin Microsoft në Los Angeles, pas mungesës gjatë vitit të kaluar.
Kjo seri fitoi çmimin kryesor – atë të dramës më të mirë televizive, shkruan Page Six, transmeton Klan Kosova.
‘Game of Thrones’ i cili do të vijë me sezonin e tetë dhe të fundit gjatë vitit 2019, fitoi gjashtë çmime gjatë kësaj ceremonie – edicioni I 70-të I Emmy Aëards.
Çmimet për aktorët më të mirë në një dramë televizive shkruan për Claire Foy (“The Crown”) dhe Matthew Rhys ( “The Americans”), kurse për performancat në seriale komike u vlerësuan Rachel Brosnahan (“The Marvelous Mrs Maisel”) dhe Bill Hader (“Barry”).
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.