Ish ylli i bendit Oasis, Noel Gallagher, ka ndarë mendimet e tij në këngën e re solo me të cilën debutoi këngëtari i One Direction, Harry Styles.
Ai tha se macja e tij do të mund ta shkruante atë këngë për dhjetë minuta, duke iu referuar këngës debutuese të Styles, “Sign Of The Times”.
“Njerëzit e moshës sime e kanë lënë veten anash, janë të trashë, idiotë qerosë me tatuazhe që po iu zbehen", tha Gallgher.
"Ulen në garazhe dhe shkruajnë ndyrësira si “Sign of the Times” për Harry Styles. E që, sinqerisht, macja ime do të mund ta shkruante për afro 10 minuta”, përfundoi ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.