Mbrojtësi Dion Gallapeni ishte njëri prej atyre që shkëlqeu sonte në fitoren e madhe ndaj Suedisë.
Pas fitores, ai tha se ishte një ndeshje shumë e mirë.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, luajtëm të koncentruar dhe treguam karakter", u shpreh Gallapeni, transmeton Klankosova.tv.
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit B kualifikues për Botërorin 2026 që njëherit është fitorja më madhe e në histori të Kombëtares Dardane.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.