23.02.2018 · përditësuar para 3060 dite1 min lexim
Galeria Kombëtare e Arteve në Kosovë, ka organizuar ''Laboratorin e kreativitetit'', kurs i avancuar ky dedikuar të rinjve të moshës 13 deri 18 vjeç.
Në njoftimin e saj, Galeria e Arteve, bën të ditur se kurset fillojnë nga data 11 Mars e deri më 15 Qershor 2018-të, transmeton Klan Kosova.
Më tej në njoftim bëhet e ditur që afati i fundit për regjistrim është më 8 Mars të këtij viti.
Regjistrimi dhe ndjekja e kursit është pa pagesë ndërsa të gjitha shpenzimet i mbulon Galeria Kombëtare e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Galeria e Arteve thekson se regjistrimi bëhet përmes lajmërimit në nr. Kontaktues 044 257 153.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.