Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicërane, Kastriot Imeri, e nis nga banka duelin e dytë ndaj kampionëve të Turqisë, Galatasaray.
Mesfushori i skuadrës Young Boys është afër për t'i siguruar grupet e Ligës së Kampionëve, pasi në përballjen e parë të fazës PlayOff, ekipi i tij triumfoi 3-2, njofton Klankosova.tv.
Që ky objektiv të realizohet për kampionët e Zvicrës, pos fitores, atyre do t’u mjaftonte edhe barazimi.
Imeri është transferuar nga Servette te Young Boys në vitin 2022, derisa ka të zhvilluar edhe një ndeshje me reprezentacionin zvicëran.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.