Lajmet e fundit
Galatasaray është shpallur kampion i Superligës së Turqisë pas fitores dramatike me përmbysje ndaj Antalyaspor. Skuadra nga Stambolli triumfoi me rezultat 4‑2, ndonëse gjatë ndeshjes ishte dy herë në disavantazh.
Heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili realizoi dy gola të rëndësishëm për Galatasaray, ndërsa Mario Lemina dhe Kaan Ayhan kontribuan me një gol secili.
Me këtë fitore, Galatasaray arriti në 77 pikë, katër më shumë se rivali i madh Fenerbahçe. Duke pasur parasysh diferencën e pikëve dhe faktin se Galata ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, skuadra ka siguruar matematikisht titullin kampion. Ky është një tjetër sukses historik për klubin turk, pasi Galatasaray arrin ta fitojë titullin për të katërtin vit radhazi, duke vazhduar dominimin absolut në futbollin turk.
●●●