Gjiganti turk Galatasaray, ka rifilluar kontaktet me Interin për Hakan Calhanoglu, duke shpresuar ta rikthejë mesfushorin në vendlindje.
Megjithatë, marrëveshja duket e vështirë, pasi merkatoja në Itali është mbyllur dhe zikaltërit nuk kanë mundësi ta zëvendësojnë, transmeton klankosova.tv.
Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, e ka quajtur Calhanoglun “lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen”, ndërsa trajneri Cristian Chivu ka theksuar rëndësinë e tij në projektin nerazzurro.
Në Turqi tregu i transferimeve qëndron i hapur deri më 12 shtator, ndaj Galatasaray do të tentojë deri në fund, por Interi mbetet i vendosur ta mbajë liderin e mesfushës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.