Galatasaray që po vazhdon punën në merkato, ka futur në agjendë një emër surprizë.
Verdhekuqtë e kanë përfshirë në listën e tyre futbollistin shqiptar të Goztepes, Arda Okan Kurtulan.
Sipas raportimit të HT Spor, Galatasaray është i interesuar për Arda Okan Kurtulan, i cili luan për kombëtaren U21 të Shqipërisë dhe ka bërë 7 paraqitje me kuq e zinjtë.
Ende nuk ka pasur një takim zyrtar mes dy klubeve, por thuhet se skuadra nga Izmiri nuk është e gatshme ta shesë lojtarin deri në fund të sezonit.
Arda Okan Kurtulan i cili në shkurt të vitit 2019 u transferua nga akademia e Erokspor te Fenerbahçe, ka veshur fanellën e skuadrës rivale të Galatasarayit në kategori të ndryshme të moshave, teksa në korrik të vitit 2022 u largua te Adana Demirspori.
Që nga viti 2025, 23-vjeçari mban veshur fanellën e Göztepes dhe këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 1 asist.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.