Galatasaray ka bërë një ofertë prej tre milionë eurosh për portierin e Manchester City-t dhe Brazilit, Ederson.
Sipas L'Équipe, kampionët e Turqisë synojnë të përfitojnë nga situata e portierit, i cili mund të largohet këtë verë.
Oferta është shumë më e ulët se vlera e tregut të Edersonit, por Galatasaray shpreson në një marrëveshje të favorshme.
Vendimi përfundimtar mbetet në duart e Cityt dhe vetë lojtarit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.