Galatasaray ka vënë në shënjestër mesfushorin e Interit, Davide Frattesin.
Klubi turk është gati të investojë deri në 35 milionë euro për reprezentuesin italian. Turqia ka hedhur sërish sytë nga Serie A.
Në veçanti Galatasaray, i cili po përpiqet të arrijë te Davide Frattesi i Interit. Kampioni i Turqisë ka gati 35 milionë euro për të investuar për transferimin e lojtarit.
Po diskutohet një formulë huazimi me detyrim blerjeje, një zgjidhje që i pëlqen Interit, i cili dëshiron ta shesë lojtarin me siguri dhe jo në varësi të përmbushjes së kushteve të caktuara. Ish-lojtari i Sassuolos nuk e ka përjashtuar destinacionin dhe priten përditësime në orët në vijim./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.