Është arrestuar një person pasi dyshohet se bashkë me disa të mitur kanë dëmtuar ulëset - plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit Gadime e Ulët, Lipjan.
Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 19:00.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.