Autori dhe protagonist i serisë “Baby Reindeer”, Richard Gadd, ka folur për bendin irlandez, the Pogues, për të cilët ka thënë që kanë pasur ndikim madhor në të.
“Shane dhe the Pogues kanë pasur ndikim masiv në mua. E pata hasur dikë...i dashuri i së cilës ishte producent i koncertit…dhe ata më futën në prapaskenë. U pata shtangur. Do t’i takoj the Pogues? U pata takuar me të gjithë ata, dhe të gjithë e kishin parë serinë”, ka thënë Gaddi për The Hollywood Reporter.
“Thjesht nuk mund ta besoja. E kisha postuar që i kam takuar the Pogues, e pastaj ata e kishin postuar në Instagramin e tyre zyrtar, një fotografi time, e që ishte e pabesueshme. Ata më frymëzonin aq shumë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.