Disney ka kthyer fytyrën e Johnny Depp në kështjellën e saj, pasi juria vendosi në favor të aktorit në gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Kjo vjen gjithashtu vetëm disa javë pasi Johnny tha se "asgjë në këtë tokë" nuk do ta tundonte atë të riprodhonte rolin e tij si kapiten Jack Sparrow në “Pirates of the Caribbean”, të cilin ai dyshohet se e kishte humbur, pasi Amber tha se ishte viktimë e abuzimit në familje, në një artikull të vitit 2018.
Disney, që ishte distancuar nga Johnny vetëm katër ditë pasi artikulli i Amber u publikua në 2018, projektoi imazhin e aktorit si Jack Sparrow në kështjellën në Disneyland Paris. Imazhet dhe videot e shpërndara nga njerëzit në mediet sociale, treguan Johnnyn duke u paraqitur në një ekspozitë të “Pirates of the Caribbean”.
Brohoritjet mund të dëgjoheshin nga publiku teksa fytyra e Johnnyt u shfaq në ekran dhe u pasua nga një rresht i thënë nga ai në film.
CAPTAIN JACK SPARROW SHINING ON THE DISNEYLAND PARIS CASTLE ?☠️ pic.twitter.com/PIJvv8oFAU
— Elisa (@deppressead) June 18, 2022
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.