Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në rrethin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2024.
Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut pësuan humbje nga Armenia me rezultatin 1:2.
Ndeshja u zhvillua në Varna të Bullgarisë.
Melos Kelmendi me autogol dhe Vitinho shënuan në fitoren e armenëve.
Ishte Kelmendi ai i cili e përmirësoi gabimin duke shënuar sërish.
Pavarësisht humbjes, Kosova e ka siguruar kalimin për në “Main Round” apo fazën kryesore kualifikuese.
Kosova tutje kalon si e dyta në Grupin C me 6 pikë, tri më pak se Armenia.
Para humbjes së sotme, Kosova kishte shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2:0 dhe ndaj Skocisë me rezultat 4:1.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.